Një zyrtar i drejtorisë së Urbanistikës në Bashkinë e Sarandës është arrestuar më urdhër të SPAK, mbrëmjen e së enjtes, pas një operacioni të ndërmarrë nga Prokuroria. Burimet konfirmojnë se Ariel Balani është ndaluar në Ksamil. Ai më pas është shoqëruar në Komisariatin e Sarandës dhe është nisur drejt Tiranës. Balani dyshohet se me veprimet dhe mosveprimet e tij si zyrtar në zyrën e urbanistikës së qytetit ka shpërdoruar detyrën dhe ka përfituar 12 000 euro rryshfet nga qytetarë për t’iu nxjerrë lejen e shfrytëzimit të plazhit.