Një 35-vjeçar, shtetas turk, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania për vjedhje dhe plagosje, është kapur në pikën kufitarë të Morinës, në tentativë për të hyrë në Shqipëri. Autoritetet gjermane i kanë caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg". Sakaq, pritet që 35-vjeçari të ekstradohet drejt Gjermanisë.