Një grua me origjinë shqiptare dhe dy shtetas të tjerë kanë rënë në pranga e policisë helene nën akuzën e përdhunimit dhe të trafikimit të qenieve njerëzore. Nga informacionet e raportuara nga autoritetet greke, mësohet se të arresuar janë Lorela Kapaj e datëlindjes 1993, Stefanos Nestoras 1990, Dhorgjiaqis Petros 1969, pasi akuzohen se kanë trafikuar 15-vjeçaren greke Th.Dh dhe shtetasen e mitur shqiptare M.L.