Një 33-vjeçar me origjinë shqiptare, Oltjon Belulaj, është vënë në pranga nga policia e Perusë, pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia franceze me akuzë për importim të lëndëve narkotike, në një bandë të organizuar. Belulaj është arrestuar në Aeroportin e Perusë, pasi autoritetet kishin marrë informacion se ai do të mbërrinte aty pasi kishte qenë në Brazil.