Një 33-vjeçar I shpallur në kërkim për mashtrim në Kosovë, është vënë në pranga nga policia rrugore e Tiranës. Nga kontrollet e policisë rrugore të Tiranës me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, shërbimet e qarkullimit rrugor kanë ndaluar në rrugën Kastriotët, 33-vjeçarin që po përdorte celularin gjatë drejtimit të mjetit.