Policia e Elbasanit i ka komunikuar masën e sigurisë arrest me burg producentit Petri Bozo, i shoqëruar në komisariat pas aksidentit tragjik të ndodhur në fshatin Mengel, ku humbi jetën një 7 vjeçar. Bozo deklaroi në polici se nuk ka qenë me shpejtësi të madhe në momentin e aksidentit, por dëshmitë e qytetarëve dhe pamjet e kamerave të siguruara nga grupi hetimore ngrenë dyshime për të kundërtën.