Një 70-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë, si shkaktar i dy zjarreve. 70-vjeçari Sami Alliu, një ditë më parë në fshatin Lundër ka ndezur zjarr në afërsi të magazinave të bashkisë së Tiranës. Po ashtu, ditën e shtunë ka ndezur zjarr te disa shkurre në afërsi të një kabine elektrike në fshatin Shkozë. Autori i dy zjarreve u kap në flagrancë nga efektivët e Komisariatit nr. 1, të njoftuar nga banorë të zonës.