Një persona arrestohet dhe 34 mijë euro sekusestrohen në Portin e Durrësit, në kuadër të operacionit “Pjesëtimi”. Në pranga ka rënë 38-vjeçari J.Z., shofër i një mjeti që bënte linjën Tiranë-Lion, i cili provoi të fusë në vendin tonë shifrën prej 34 mijë eurosh, nëpërmjet portit të Durrësit. Policia sqaron se drejtuesi i mjetit i kishte shpërndarë paratë mes katër pasagjerëve të furgonit, me qëllim shmangien e deklarimit të tyre konform ligjit, teska dyshohet se burimi i tyre është aktiviteti kriminal.