Një grabitës i armatosur që vodhi më shumë se 2.3 milionë euro gurë të cmuar nga një argjendari në Paris, u arrestua brenda 24 orësh pasi ishte larguar nga vendngjarja me një skuter elektrik. Imazhet e kamerave të sigurisë, tregonin burrin e veshur me kostum dhe me një maskë blu në fytyrë, e u shpërndanë nga policia franceze pas grabitjes së të martës në argjendarinë e famshme Chaumet afër Champs Elysees. Të enjten ndërkohë, oficerët arrestuan një 55 vjecar nga mali i zi, emri i të cilit nuk është bërë publik, bashkë me një bashkëpunëtor.