Një 41- vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Kavajës, pasi rezultonte i shpallur në kërkim për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’. Sipas policisë i arrestuari është Erland Helshani, banues në Kavajë. Sipas po të njëjtit informacion i kërkuari ishte dënuar nga gjykata me 4 vjet e 7 muaj burgim, për prodhim dhe shitje të narkotikëve.