Një 49-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Spanjë, falë bashkëpumimit mes Interpol Tirana dhe homologëve në Madrid. Kevin Margjoni, I kërkuar nga SPAK edhe si person I përfshirë në në laboratorin e kokainës të zbuluar në Frakull të Fierit, është arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë. Margjoni ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi GJKKO i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.