Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi u kap me një sasi të konsiderueshme droge. Ai u ndalua nga Skuadra Fluturuese e Milanos ndërsa udhëtonte me një fouristradë, në shoqërinë e bashkëshortes dhe dy fëmijëve të vegjël. Gjatë kontrollit, oficerët zbuluan 10 kilogramë heroinë të fshehur me kujdes në pjesën e pasme të sediljes së fëmijës. 40-vjeçari u arrestua menjëherë dhe u shoqërua në komisariat për verifikime të mëtejshme.