Ky është momenti kur Policia ka vënë në pranga shtetasin Abaz Rohani, i cili plagosi me thikë mbrëmjen e së dielës shtetasin Xhafer Kamberi në qytetin e Vlorës. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 20:27 në lagjen “15 Tetori”. 51-vjeçari me precedent të mëparshëm kriminal, ishte fshehur në banesën e vëllait të tij (aktualisht e pabanuar), në lagjen “Partizani”.