Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kukësit pasi ka goditur bashkë me vëllanë e tij dy mjekë të spitalit. Personi I. V., u arrestua, ndërsa u shpall në kërkim vëllai i tij, H. V., 41 vjeç, të dy banues në Kukës. Nga ana tjetër, Policia e Kukësit arrestoi shoferin 39-vjeçar me inicialet M.S., pasi ka aksidentuar për vdekje një këmbësor 79-vjeçar të hënën në qytetin verilindor. Ndërsa në Burrel, një 80-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi kërcënoi me armë një person. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet I.L., I dënuar më parë pë rvrasje, I cili kërcënoi për motive pronësie shtetasin me inicialet K.K. Policia I sekuestroi atij një armë zjarri automatik, 3 krehra me 82 fishekë dhe dy granata dore.