Ky është momenti kur forcat RENEA ndërhyjnë dhe bëjnë të mundur arrestimin e të shumëkërkuarit Marklen Haka. Ai u prangos në një banesë në Afërsi të Liqenit të Bacungut në Nikël të Krujës. Operacioni për kapjen e tij nisi në datë 2 shtator dhe pasi, Marklen Haka I njohur dhe si Marklen Aliu u konstatua në shtëpi, forcat e repartit special Renea ndërhynë dhe e kapën, pavarësisht se ai tentoi të largohej.