Eurodeputetja franceze Rima Hassan nga partia e së majtës ekstreme Franca e Papërkulur u vu nën arrest policor në Paris të enjten pas një postimi që kishte bërë ku kërkonte solidaritet për terroristint Kōzō Okamoto. Ai u dënua për një sulm terrorist që vrau 26 persona në Aeroportin Ndërkombëtar Ben Gurion në vitin 1972. Por ekipi i saj argumentoi se paraburgimi i përkohshëm ishte një shkelje e imunitetit të ligjvënësit si eurodeputet. Ndërkohë Parlamenti Europian nuk pranoi të jap një koment në lidhje me ndalimin e eurodeputetes por tha se është në kontakt me autoritetet kombëtare, anëtaren dhe grupin e saj politik. Ligjvënësi francez i ekstremit të djathtë, Matthias Renault, i cili njoftoi prokurorët francezë për postimin e saj javën e kaluar tha se ky është fillimi i pandëshkueshëmrisë për ligjëvnëësen e Papërkulur të Francës.