Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë shoqëruar mesditën e së hënës në ambientet e policisë së Tiranës, kryebashkiakun e kryeqytetit, Erion Veliaj, të cilit i është komunikuar masa e sigurisë arrest me burg. Veliaj është shoqëruar në kuadër të hetimeve që SPAK ka nisur ndaj tij për katër akuzat, ajo e korrupsionit, fshehjes së pasurisë, pastrimit të produkteve të veprës penale dhe refuzim apo mosdeklarim pasurie.