Agjentët e BKH dhe forcat operacionale të Drejtoririsë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, arrestuan në zonën e Plepave në Durrës biznesmenin, Ergys Agasi. Agasi, i shpallur në kërkim që prej dhjetorit të vitit të kaluar ishte duke udhëtuar bashkë me shtetasin Uljan Shpataraku, ish efektiv policie i përjashtuar nga uniformat blu në maj të këtij viti. Në lidhje me arrestimin burime zyrtare bëjnë me dije se Agasi është vënë nën ndjekje nga agjentët e BKH të asistuar nga forcat operacionale që në Elbasan. Ndjekja ka përfunduar me arrestimin e tij në Plepa.