Dashnor Tota, autori i dyshuar i vrasjes se 67-vjeçarit Dodë Mamli në Kurbin, u arrestua nga policia këtë të martë. 53-vjeçari u prangos pak orë pas krimit të rëndë që ndodhi në rrugën e fshatit Vilëz. Ai u kap gjatë orëve te mesditës teksa po lëvizte në fshat. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale dhe një armë, me të cilën dyshohet se ai kreu vrasjen.