Top News – Arrestohet dhëndëri i Sali Berishës, detyrim paraqitje për ish-Kryeministrin
21/10/2023 20:53

Është arrestuar me urdhër të SPAK në aeroportin e Rinasit, Jamarbër Malltezi, dhëndëri i ish-Kryeministrit Sali Berisha. Ndaj Malltezit gjykata e posaccme ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg, pas kërkesës së dy prokurorëve të dosjes së privatizimit të ish-kompleksit Partizani, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai. Në të njëjtën dosje është marrë nën akuzë edhe Sali Berisha, ndaj të cilit GJKKO ka vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitjeje dhe ndalim të daljes jashtë vendit. Jamarbër Malltezi akuzohet për pastrim parash dhe përfitimin e 9 kullave në kompleksin me 17 godina shumëkatëshe të ngritura në truallin që dikur ishte në pronësi të klubit të Partizanit. Ndërkohë, burimet pohojnë se ndaj Sali Berishës është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës në procedurën e privatizimit të këtij trualli. Padia në SPAK për këtë dosje është çuar nga Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në kohën kur ishte kreu i grupit të Partisë Socialiste. Malltezi në atë kohë u thirr nga SPAK dhe u mor në pyetje për këtë çështje ndërsa duket se Prokuroria e Posaçme ka gjetur provat e mjaftueshme për të arrestuar dhëndrin e ish-kryeministrit, që rezulton të jetë një prej pronarëve kryesorë të pallateve që fshiu gjurmët e kompleksit Partizani. Bëhet fjalë për një pronë me rreth 10.000 m2, në një nga zonat më të lakmuara të Tiranës nga ndërtuesit. Ajo u privatizua në vitin 2008 me një vlerë prej vetrëm 100.000 dollarë, më pak se vlera e një apartementi që shitet në këtë zonë.

Top News – Djali dhunon prindërit në Durrës. Të moshuarit përfundojnë në spital, arrestohet autori
07/11 13:03
Top News – Helmohen fëmijët në Vlorë. Dyshime se shkak është bërë ushqimi në kopsht
07/11 12:41
Top News – 105 gjoba në një javë. Akti normativ kundër protestës ndëshkon qytetarët
07/11 12:41
Top Channel/ Prokuroria e Elbasanit sekuestron 300 tonë pluhur të rrezikshëm të Albchrome
07/11 12:39
Top Channel/ Policia, gati për protestën. Merr në mbrojtje Kryeministrinë dhe disa institucione
07/11 12:36
Top Channel/ Sot protesta kombëtare, e thirrur nga të rinjtë, e mbështetur nga Partia Demokratike
07/11 12:36
Top Channel/ Thatësira pakësoi vajin e ullirit, bie prodhimi në Finiq, fermerët pa treg
07/11 12:28
Top Channel/Elbasani me trafik! 35 mijë mjete në fundjavë, Bypassi pritet të çlirojë Korridorin VIII
07/11 12:28
Top Channel/ SPAK godet kartelin e kokainës, nga Amerika Latine në Europë, 60.7 tonë drogë
07/11 12:23
Top News – Shpërthimi i pallatit në Elbasan. Raporti – Do shembet, banorët të mos futen në banesa!
07/11 12:18
Top Channel/ Nis votimi për kreun e ri të Partisë Demokratike në Fier, pesë kandidatë në garë
07/11 12:18
Top News – Tritoli në makinën e zyrtares së bashkisë. Zbardhet atentati në Elbasan, një i arrestuar
07/11 12:15
Top Channel/ Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar
07/11 11:57
Top News – Prokuroria heton Albchrome. 300 ton pluhur i rrezikshëm në qiell të hapur
07/11 11:50
Top News – SPAK mbyll hetimet për klanin Çopja. Sekuestrohen mbi 9 milionë pasuri, 16 të pandehur
07/11 11:08
Top Channel/ Pamje të rralla! Mjegulla e dendur “pushton” Kukësin, vështirësi në qarkullim
07/11 10:01
Top Channel/ 77 kg kanabis, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak! Në pranga dy vëllezër
07/11 10:00
Top Channel/ Nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së në Korçë, dy kandidatë “kokë më kokë”
07/11 09:59
Top Channel/ Dhjetëra doza kokaine gati për shitje, arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë
07/11 09:59
Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27