Një 66-vjeçar nga lezha është arrestuar nga Policia e Shtetit pas një aksioni të ndërmarrë kundër armëmbajtjes pa leje. Policia ishte sinjalizuar se 66-vjeçari posedonte një arsenal të madh armësh dhe lëndësh plasëse, të cilat dyshohet se i prodhonte vetë dhe më pas ua shiste grupeve kriminale. Aksioni është ndërmarrë në fshatin Arrëmollë të Lurës, në bashkëpunim mes policisë së Lezhës asaj të Dibrës.