Top News/ Arrestohet anëtari i ISIS në Berlin / Planifikonte sulm me armë kundër ambasadës izraelite
20/10/2024 14:54

Autoritetet gjermane njoftuan të dielën se e kanë arrestuar një shtetas libian, i cili dyshohet se po planifikonte të kryente sulm me armë kundër Ambasadës së Izraelit në Berlin. Policia gjermane dyshon se ai ka lidhje me grupin ekstremist Shteti Islamik. Forcat e sigurisë dhe policia e arrestuan atë natën e së shtunës në Bernau, një qytezë pranë Berlinit, si dhe e bastisën shtëpinë e tij atje, tha zyra e prokurorit federal në një komunikatë. Zyra e prokurorit tha se i dyshuari është shtetas i Libisë dhe e identifikoi atë vetëm si Omar A. “Ai kishte për qëllim të kryente një sulm të profilit të lartë me armë zjarri ndaj Ambasadës izraelite në Berlin”, thuhet në komunikatë. Gjatë planifikimit, sipas njoftimit “i akuzuari shkëmbeu të dhëna me një anëtar të IS-it përmes mesazheve”. Forcat e sigurisë gjithashtu kontrolluan shtëpinë e një personi tjetër, i cili konsiderohet si dëshmitar dhe jo i dyshuar, tha zyra e prokurorit. Ministrja e Brendshme Nancy Faeser tha se autoritetet gjermane të sigurisë "vepruan në kohë për të parandaluar planet e mundshme për të sulmuar Ambasadën izraelite në Berlin". “Kjo tregon se mbrojtja e institucioneve hebraike dhe izraelite në vendin tonë është jetike dhe me rëndësi të jashtëzakonshme për ne”, shtoi ajo. Ambasadori i Izraelit në Berlin, Ron Prosor, falënderoi autoritetet gjermane të sigurisë “për garantimin e sigurisë së Ambasadës”, raportoi agjencia e lajmeve dpa.

Top Channel/ Trump: Irani na bëri një dhuratë. Po negociojmë, por s’u besoj
24/03 23:18
Top News- “Irani duhet hequr qafe”, një tjetër shtet përfshihet në luftë, mesazh Trump
24/03 23:00
Top News- Ukraina mes zjarrit e tymit të zi nga bombardimet, Rusia në ofensivë ushtarake
24/03 22:51
Top News- “E fituam luftën”/ Trump jep lajmin e madh: Ja kush do e drejtojë Iranin
24/03 22:47
Top Channel/ Izraeli shënjestron disa qytete në Liban, 5 viktima dhe disa të plagosur
24/03 22:15
Top Channel/Shtëpia e Bardhë ul pritshmëritë për negociata me Iranin, nafta ‘kapërcen’ sërish mbi…
24/03 21:54
Top Channel/ Rrëzimi i avionit ushtarak në Kolumbi, konfirmohen 66 persona të vdekur, 4 të zhdukur
24/03 21:10
Top Channel/ Britania s’shqetësohet nga kërcënimet e Iranit, dërgon anije në Ngushticën e Hormuzit
24/03 21:08
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, Erdogan: Lufta e Netanyahut, por 8 mld njerëz kanë pasoja
24/03 21:03
Top News – Pasi Trump njoftoi përparim, Irani lëshon raketa drejt Izraelit dhe Kuvajtit
24/03 20:16
Top Channel/ Bisedimet SHBA-Iran në Pakistan, ftesë J.D Vance që të ulet për negociata
24/03 19:59
Top Channel/ Von der Leyen, thirrje SHBA-së dhe Iranit: Urgjent negociata që të hapet Hormuzi!
24/03 19:50
Top News – Putin humbi 6 mijë ushtarë në 4 ditë / ‘Mish për top’ në ‘zonën e vrasjes’ në Ukrainë
24/03 17:50
Top News- Gjysmë miliardi USD bast për naftën / 15 minuta para njoftimit të Trump, manipulohet tregu
24/03 15:12
Top News – Izraeli pushton një të dhjetën e Libanit / Ushtria nis ofensivën, shkatërron pesë ura
24/03 15:05
Top Channel/ “AI ndërhyn te lajmet”, akuza: Inteligjenca e Google ndryshon titujt “sipas qejfit”!
24/03 14:51
Top News – Sytë nga Irani, Putin ‘bën kërdinë’ / NATO ngre avionët luftarakë në Poloni e Rumani
24/03 14:07
Top Channel/ Konflikti në Lindjen e Mesme, shefja e BE-së: Paqja është thelbësore për…
24/03 13:55
Top News – Mijëra marinsa presin ‘sinjalin’ e Trump / Gati për pushtim nëse bisedimet dështojnë
24/03 13:01
Top News – Kthimi i Trump fundi i lidhjes transatlantike / Presidenti gjerman kërkon ‘pavarësi’
24/03 13:01
DIGITALB DIGITALB