Është arrestuar ish-kryetari i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku. Për të Gjykata kishte dhënë në mungesë masën e sigurimit personal arrest me burg për akuzën e “falsifikimit të vulave dhe formularëve”, “falsifikim i dokumenteve zyrtare” dhe “kryerja e detyrës jashtë funksionit të tij”. Agim Kajmaku mësohet se është arrestuar në një spital privat, ndërsa kishte shkuar për t’u mjekuar. Ai u shkarkua nga KQZ pasi u denoncua nga PD për fshehje të të shkruarës kriminale në Greqi atje ku rezulton se është arrestuar, hetuar e më pas dënuar në mungesë për përdorimin e monedhave të falsifikuara.