Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin polocor të koduar “Coins” në Tepelenë. Në pranga të uniformave blu ka rënë një 67 vjeçar, ndërsa po punohet për kapjen e të birit 35 vjeç. Të dy shtetasit kishin përshtatur banesën e tyrë në lagjen “15 shtatori”, Tepelenë, me pajisje për prodhim të kundërligjshëm të kriptomonedhave. Gjatë këtij operacioni, nga kontrolli i kryer në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në banesën e dy shtetasve, babë e bir, u gjetën disa pajisje që shërbenin për prodhimin e kriptomonedhave.