Një 46 vjeçare, banuese në Durrës është arrestuar nga policia në kuadër të operacionit të koduar “Arachne”. Shtetasja Edisnarda (alias Edisnajda) Shapka ishte e dënuar nga Gjykata e Apelit e Bolonjas në Itali, me 13 vjet e 6 muaj burgim për trafikim të narkotikëve, kryer në kuadër të organizatës kriminale.