Një shtetas është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi policia i zbuloi armë zjari dhe municion luftarak. Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, si dhe dhjetëra fishekë për armë zjarri kallashnikov.