Tre persona të dyshuar për përfshirje në krime lufte kundër popullsisë civile në Kosovë gjatë viteve 1998-1999 janë ndaluar nga autoritetet dhe janë dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë. Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku rasti është klasifikuar si “Krime lufte kundër popullatës civile”.