Policia Rrugore e Gjirokastrës ka bërë publik bilancin e muajit shkurt, ku bën me dije se janë vënë në pranga 6 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi. Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë 3 drejtues mjetesh, për shkelje të rregullave të tjera të qarkullimitsi si dhe janë pezulluar 13 leje drejtimi.