Patrullat e policisë rrugore kanë vijuar kontrollet në të gjithë vendin në akset nacionale me mjete të paloguara, dronë, kamera dhe aparate fotografike për të evidentuar rastet e shkeljes së rregullave të lëvizjes në rrugë. Kontrollet janë fokusuar kryesish në zonat bregdetare dhe turistike ku fluksi i lëvizjeve është më i shtuar dhe ku mundësitë për aksidentre janë më të mëdha. Gjatë këtyre kontrolleve mësohet se janë arrestuar në kushtet flagrancës 12 shoferë, pasi janë konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ose pa patentë.