Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy persona me inciale E. G., dhe I. G., vëllezër, pasi dyshohet se mbrëmjen e së shtunës kanë plagosur me thikë shtetasin G. B., 32 vjeç. Ngjarja u shënua rreth orës 18:45, në lagjen numër 4 në Durrës, ku dyshohet se pas një konflikti të momentit, për motive të dobëta, mes tre personave të përfshirë është plagosur me mjet prerës thike 32 vjeçari.