Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet si shpërndarës i lëndëve narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit. Në pranga është vënë shtetasi Hermes Hasani, banuexs në Tiranë. Burimet zyrtare bëjnë me dije se në rrugën "Dritan Hoxha", në afërsi të një kompleksi pallatesh, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, nga shërbimet e Policisë, i është 1 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.