Autorët e dy rasteve të zjarrvënieve në zonën e Lukovës janë vënë në pranga nga policia. Është arrestuar 56-vjeçari me iniciale K.D., pasi në fshatin Lukovë, ka ndezur zjarr për djegien e barishteve dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me ullinj, një sipërfaqe pylli dhe 15 koshere bletësh në pronësi të tij. Gjithashtu në pranga ka rënë edhe 37-vjeçari me iniciale D.Sh., banues në Lukovë, pasi ka ndezur zjarr për të djegur barishte, në fshatin Shënvasil, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me bimësi dhe shkurre.