Autoritetet turke arrestuan shtatë persona, pasi dyshohet se i shisnin informacion shërbimit të inteligjencës izraelite Mossad, në lidhje me gjurmimin dhe monitorimin e objektivave lokale. Kështu u shpreh një zyrtar i sigurisë në Turqi, i cili duke folur në kushtet e anonimitetit, tha se agjencia e inteligjencës turke kishte kryer operacione të përbashkëta në Stamboll dhe Izmir për prangosjen e të dyshuarve.