Kaso: “Sot duhet të kishte pasur dorëheqje duke filluar nga kryeministri, i cili do ta ketë kaluar natën pa gjumë në Neë York.” Opozita kërkon që kryeministri Edi Rama të mbajë përgjegjësi politike për emërimin e Vlora Hysenit në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit, pas hetimeve të organeve të drejtësisë që e implikojnë atë në nxjerrje të sekretit shtetëror. Sipas deputetit demokrat, Ivi Kaso aksioni i fundi i SPAK certifikon rënien e shtetit shqiptar.