Prokuroria e Posaçme ka reaguar zyrtarisht për aksionin që çoi në pranga dy zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. SPAK thotë se Sekretarja e Përgjithshme Joana Duro ka marrë 330.000 mijë lekë për të favorizuar një kompani në një procedurë tenderi, para të cilat do ti merrte nëpërmjet Laura Shtetos, me detyrë Specialiste e Nivelit të Lartë në Agjensinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara.