Këngëtari Jozefin Marku është arrestuar këtë të shtunë nga policia pas konfliktit fizik me personazhin e njohur në rrjetet sociale, Eduard Kuçi. Marku është vënë në pranga ditën e sotme në zonën e Kombinatit, pas përplasjes së bërë virale në rrjetet sociale. Konflikti dyshohet se ka nisur pas disa deklaratave të bëra nga Eduard Kuçi në rrjetet sociale, ku ai kishte ofenduar Markun dhe e kishte kërcënuar me hakmarrje në rast se këngëtari do të udhëtonte drejt Kosovës.