SPAK ka dhënë informacion lidhur me arrestimin e biznesmenit Ergys Agasi. Sipas njoftimit të Prokurorisë së Posaçme, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit prej disa javësh bashkëpunuan ngushtë lidhur me aksionin. Ai u mbajt në monitorim nga qyteti I Elbasanit dhe u arrestua në hyrjen jugore të qytetit të Durrësit, në zonën e Plepave, në autostradë.