Partia Demokratike ka reaguar pas arrestimit të biznesmenit Ermal Beqiraj nga ana e autoriteteve franceze. Në një deklaratë për shtyp, nënkryetari i PD, Belind Këlliçi akuzoi SPAK se po kryhen hetime të paplota pasi pjesë e akuzës, sipas demokratëve duhet të jetë dhe kryeministri Rama.