Tirana zyrtare iu përgjigj akuzave të Athinës në lidhje me arrestimin e Fredi Belerit duke kërkuar vetëpërmbajtje dhe mosushtrim presioni ndaj drejtësisë shqiptare. I pari që reagoi ishte Kryeministri Edi Rama. Ai tha se pa arrestimit të Belerit nuk ka asnjë prapavijë politike. “Beteja jonë me atë kandidat, shkruan Rama, nuk ka asnjë lidhje me hetimet, apo përfundimet e prokurorisë, prandaj duke respektuar pavarësinë e plotë të organeve të drejtësisë, u bëj thirrje të gjithëve të mos nxitohen me konkluzione politike, por të presin me durim fjalën dhe provat drejtësisë”.