Protestat në mbështetje të palestinezëve në universitetet amerikane nuk treguan ndonjë shenjë ngadalësimi ndërsa u zgjeruan në mbarë vendin gjatë fundjavës. Ndërhyrjet e policisë dhe arrestimet vazhduan ndërsa studentët zotohen të vazhdojnë të qëndrojnë në tenda derisa të miratohen kërkesat e tyre.Ndër kërkesat e studentëve janë që nga vendosja e një armëpushimi në luftën e Izraelit me Hamasin, thirrjet për universitetet që të shkëputen nga bizneset izraelite të përfshira me aktivitetet ushtarake dhe deri tek dhënia fund e ndihmës ushtarake amerikane për Izraelin.