Top News – Arrestime pas protestës/ Në Tiranë, 18 procedime penale
13/12/2020 12:25

Një person është arrestuar dhe 18 të tjerë janë proceduar penalisht në Tiranë, pas protestës së zhvilluar ditën e djeshme. Policia bën me dije se në pranga ka rënë një 21-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet kanabis. Po ashtu bëhet me dije se si pasojë e sulmeve me gurë e kapsolla nga protestuesit, një polic ka mbetur i plagosur, pasi është goditur me një kapsollë në sy. Policia thekson edhe njëherë se tubimet mbi 10 persona janë të jashtëligjshëm si pasojë e COVID, ndërsa paralajmëron se efektivët e kanë për detyrë të reagojnë proporcionalisht ndaj dhunës dhe se “nuk do të ngurrojnë ta bëjnë atë. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3 dhe Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A.M., 21 vjeç, pasi në rrugën “Myslym Shyri”, është konstatuar duke protestuar në mënyrë të paligjshme, ku ka kryer veprime të dhunshme në drejtim të punonjësve të policisë, duke hedhur ndaj tyre sende të forta si gurë, lëndë piroteknike si dhe sende të tjera, ku nga kontrolli fizik, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kanabis. Gjithashtu është bërë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim A.Sh (T)., 33 vjeç, pasi është identifikuar nga pamjet filmike si pjesëmarrës i protestës të datës 09.12.2020 dhe sërish pjesmarrës i protestës të zhvilluar ditën e djeshme. Si dhe janë proceduar në gjendje të lirë 18 shtetas. Si pasojë e dhunës me gurë, sende të forta dhe lëndë piroteknike në drejtim të DVP Tiranë dhe punonjësve të Policisë të planizuar me sherbim për ruajtjen e këtij institucioni është dëmtuar në pjesën e syrit nga një kapsollë 1 punonjës policie. Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjetë të përfshirë në veprime të dhunshme ndaj Policisë, pronës shtetërore dhe asaj private, si dhe për identifikimin dhe kapjen e organizatorëve të cilët kanë bërë dhe bëjnë thirrje në rrjetet sociale për të marrë pjesë në tubime të paligjshme. Policia e Tiranës u bën thirrje të gjithë atyre që duan të protestojnë që të mbajnë parasysh se në këtë kohë të jashtëzakonshme për shëndetin e njerëzve tubimet e më shumë se 10 personave janë të ndaluara me ligj dhe po ashtu çdo përdorim dhune është i dënueshëm nga ligji. Gjithashtu, Policia e Shtetit sjell në vëmendjen e çdo nxitësi apo ushtruesi dhune ndaj uniformave të Policisë, se efektivët e saj e kanë për detyrë të reagojnë proporcionalisht dhe nuk do të ngurrojnë ta bëjnë këtë në asnjë rast dhe për asnjë arsye.

Top News- Shkolla nis më 8 shtator, dalin dhe datat e provimeve për vitin e ardhshëm
18/08 12:58
Top Channel/ Vodhën tabakinon gjatë natës në Lezhë, vihen në pranga dy shtetas të Kosovës
18/08 12:54
Top News- Një parashutiste bie në zonën e plazhit në Vlorë, pëson dëmtime të lehta
18/08 12:52
Top News- Delfinët i afrohen bregdetit të Darzezës, duartrokiten nga pushuesit
18/08 12:47
Top News – Merz do ushtrinë më të fortë në Evropë / Por Bundeswehrit i mungojnë 60 mijë ushtarë
18/08 12:31
Top News – Shpërthimi në fabrikën e barutit / Rëndohet bilanci në Rusi, 20 viktima e 134 të lënduar
18/08 12:24
Top Channel/ Kulmi i sezonit, Durrësi zgjedhja e parë për shumë pushues vendas dhe të huaj
18/08 12:21
Top Channel/ Urgjencat e verës! Për të përballuar fluksin në Lezhë po jepet ndihmë me motoambulancë
18/08 12:21
Top Channel/ Pushues me kampera/Të huajt zgjedhin Darëzezën për qetësinë, rërën kurative dhe sportet
18/08 12:20
Top Channel/ Nis provimi i Informatizuar! Maturantët i nënshtrohen testit në Fakultetin e Mjekësisë
18/08 12:18
Top Channnel/ Berisha në SPAK: Rama iu vërsul prokurores dhe gjykatësit
18/08 12:16
Top Channel/ Berisha në SPAK! Sulmon Dumanin, mbron prokuroren e gjykatësin që kritikoi Rama
18/08 12:13
Top Channel/ Delfinët vizitojnë bregdetin e Darzezës, pushuesit surprizohen nga pamjet e rralla
18/08 11:58
Top News- ‘Dumani e Gjoka, bashkëpunëtorë në krim’, Berisha akuza edhe ndaj KLP e KLGJ
18/08 11:43
Top News- Fushë-Arrëzi “rrethohet” nga zjarret, flakët dalin jashtë kontrollit
18/08 11:38
Top News- Zjarri në Kolonjë ende aktiv, rrezikon të digjet Rezervati i Mbrojtur Gërmenj-Shelegur
18/08 10:50
Top News – Pas pushimeve në bjeshkë, Berisha paraqitet para SPAK
18/08 10:23
Top News- “Rilind” spitali i Lezhës, aparatura moderne e bashkëkohore, Rama ndan pamjet
18/08 09:56
Top News – Hapet Qendra Shëndetësore Verore në Kishën e Laçit. Rama: Për pelegrinët dhe vizitorët
18/08 09:32
Top Channel/ Tre javë zjarre në Spanjë. Sanchez propozon një “pakt kombëtar” përballë situatës
17/08 22:41