Pas një muaji në burg Apeli i Posaçëm ka vendosur të zbusë masën e sigurisë për Jamarbër Malltezin, nga arrest me burg në arrest shtëpie. Ndërkohë vijon të jetë në fuqi masa e sigurisë detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë vendit për ish-kryeministrin Sali Berisha. Pas mbylljes së seancës ka folur për mediat, përfaqësuesi ligjor i Berishës Genc Gjokutaj, i cili tha se nuk do të lihet me kaq duke theksuar se do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë, pasi sipas tij masa bazohet mbi një arsyetim antikushtetues. Sipas avoktatit nuk ka asnjë rrezik që ish-kryeministri të dalë jashtë vendit.