Gjykata e Durrësit caktoi këtë të shtunë ‘arrest në shtëpi’ ndaj Kryeinfermierit Aulon Quku, punonjës në Burgun e Durrësit. Pas seancës gjyqësore, avokati i tij u shpreh se nuk ishte dakord me këtë vendim dhe se një vendimmarrje e tillë nuk është e bazuar në asnjë shkelje të kornizës ligjore nga klienti i tij, kryeinfermieri Aulon Quku. Ndër të tjera ai theksoi se roli i kryeinfermierit është ekzekutues dhe jo vendimmarrës dhe se Aulon Quku nuk ka vepruar në asnjë moment në kundërshtim me ligjin. Vendimin e Gjykatës së Durrësit për caktimin e arrestit shtëpiak, avokati mbrojtës i Aulon Qukut tha se do ta ankimonte