Në gjykatën e Apelit u zhvillua këtë të premte masa e sigurisë ndaj shtetases turke Julide Yazici, 32 vjeç, e cila u ndalua pak ditë më parë në aeroportin e Rinasit, pasi rezultonte e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankaraja. Gjatë seancës, avokati i 32-vjeçares kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë me “arrest në shtëpi”, por kërkesa nuk u pranua nga togat e zeza, që vendosën arrest me burg për shtetasen turke.