Një aksident me pasojë vdekjen u regjistrua këtë të premte në aksin rrugor Lushnje-Karbunare. Një 46 vjecar pësoi arrest kardiak gjatë kohës që po drejtonte automjetin, për pasojë devijoi nga rruga dhe u përplas me një shtyllë elektrike. Edi Llupo u dërgua me urgjencë në spital, por pas pak minutash ndërroi jetë. Në momentin që u përplas me shtyllën elektrike, viktima po komunikonte në telefon me një mikun e tij, duke i thënë se kishte dhimbje të forta në zemër dhe në krahun e majtë. Këtë deklaratë e bëri vetë shoku i 46 vjecarit në polici.