Gjykata e Durrësit lidhur me arratisjen e të paraburgosurit Altin Ndoci nga ambientet e Spitalit Rajonal Durrës caktoi këtë të shtunë arrest në burg për 3 nga 8 të arrestuarit, 3 të tjerë detyrim paraqitjeje dhe 2 arrest në shtëpi. Në qeli u lanë Dezdemont Pazaj, Fation Baçi dhe Sali Ferrollari. Edhe pse fillimisht prokurori kërkoi masën e sigurisë arrest në burg për të gjithë, gjatë seancës ai ka ndryshuar kërkesën për dy nga efektivët e policisë së burgut, Aranit Çela dhe Preng Marvataj të cilët u lanë detyrim paraqitjeje. Në të njëjtën masë u la dhe Dorian Saraçi. Masa arrest në shtëpi për Violeta Uka, specialiste informacioni, dhe kryeinfermierin e burgut Aulon Çu…