Gjykata e Durrësit caktoi këtë të shtunë ‘arrest me burg’ ndaj Komisarit Dezdemon Pazaj lidhur me arratisjen e të paraburgosurit Altin Ndoci nga ambientet e Spitalit Rajonal Durrës. Pas seancës gjyqësore Mbrojtja ligjore e Komisarit kundërshtoi vendimin duke u shprehur se kanë kërkuar që arrestimi të cilësohet i paligjshëm. Në qeli po ashtu u lanë Fation Baçi dhe Sali Ferrollari. Edhe pse fillimisht prokurori kërkoi masën e sigurisë arrest në burg për të gjithë, gjatë seancës ai ka ndryshuar kërkesën për dy nga efektivët e policisë së burgut, Aranit Çela dhe Preng Marvataj të cilët u lanë detyrim paraqitjeje. Në të njëjtën masë u la dhe Dorian Saraçi. Masa arrest…