Tre ditë më parë tentuan që të arratiseshin nga burgu 313 në Tiranë me çarçaf! Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri kanë dalë ditën e sotme para Gjykatës së Tiranës për tu njohur me masën e sigurisë në lidhje me arratisjen e dështuar nga burgu. Të buzëqeshur dhe duke bërë mimika, Çekaj dhe Pjetri presin vendimin para gjykatës.