Top News – ‘Arratia’ e rusëve shihet nga hapësira / 20 kilometra radhë në kufirin me Gjeorgjinë
27/09/2022 11:31

Mijëra rusë vazhdojnë të përpiqen të largohen nga vendi ndërsa radhë trafiku 20 kilometra të gjata janë krijuar në kufirin mes Rusisë dhe Gjeorgjisë dhe tani duken edhe nga hapësira. Të hënën një oficer rekrutimi u qëllua nga një i ri i cili refuzoi të nisej në luftë, në mesin e përpjekjes së Putinit për të dërguar 300 mijë ushtarë shtesë në vijën e frontit në Ukrainë pas shpalljes së mobilizimit të pjesshëm të trupave ruse. E kjo ndodh ndërsa mijëra rusë të tjerë protestojnë kundër politikës së re brutale të Putinit për të ndihmuar pushtimin e tij të përgjakshëm të Ukrainës. Imazhe satelitore nga Maxar Technologies tregojnë një radhë automjetesh që largohen nga rusia, në kufirin me gjeorgjinë, që shtrihet për rreth 20 kilometra. Vetë rusët kanë thënë për mediat se kanë pritur nga 40 deri në 50 orë për të kaluar kufirin. Imazhe të ngjashme radhësh të stërgjata janë parë edhe në kufirin mes mongolisë dhe rusisë. Ndërkohë sipas shërbimeve ruse të sigurisë, FSB, 260 mijë burra janë larguar deri më tani nga vendi me qëllim që të evitojnë thirrjen nën armë. Një burim i kremlinit konfirmoi për mediat se ka një raport të FSB-së që nënvizon se 261 mijë burra janë larguar nga Rusia nga e mërkura deri mbrëmjen e të shtunës. Sidoqoftë, numri mund të jetë shumë më i lartë sepse të dhënat vonojnë të raportohen deri në instancat më të larta. Dhe një situatë e tillë mund të cojë në përpjekje të forcës së sigurisë dhe ministrisë së mbrojtjes për të bindur Putinin të mbyllë kufijtë dalës para se të bëhet vonë. Madje të hënën pati edhe raporte se ushtria ruse ka dërguar mjete të blinduara në një pikë kufitare në kufirin me gjeorgjinë. Po të hënën u raportua edhe se mbi 8 mijë rusë u larguan drejt finlandës. Një urdhër nga kremlini për mbylljen e kufijve, nuk është lëshuar ende.

Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52
Top News- “Irani ka marrë peng Hormuzin”, Britania e Madhe nismë diplomatike për ta çliruar
02/04 22:50
Top Channel/ Macron-Trump, krisje totale. Presidenti francez: Nuk na duhet lufta
02/04 22:47
Top Channel/ Trump shkarkon Kryeprokuroren, i pakënaqur se si menaxhoi dosjen “epstein”
02/04 22:24
Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34