Alexei Navalny, kundërshtari politik kryesor i presidentit rus, Vladimir Putin, po mbahet në burg pavarësisht faktit se është i sëmurë rëndë dhe ka nevojë për ndërhyrje mjekësore. Një zënëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se politikanit të opozitës ruse duhet t’i ofrohet ndihmë mjekësore urgjente nga Rusia. Sipas Berlinit gjendja e tij është kritike për shkak të kushteve çnjerëzore të burgut dhe izolimit ku ai ndodhet.